image Aksident trafiku në Shtime, vetura në tejkalim të pasigurt godet kamionin

Siguri

Aksident trafiku në Shtime, vetura në tejkalim të pasigurt godet kamionin

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur para rreth 30 minutash në fshatin Belinc të Shtimes, raporton Gazeta Sinjali.

Siç merr vesh Sinjali, një veturë në mënyrë të pasigurt është futur në tejkalim dhe ka goditur një kamion që ishte në lëvizje.

Për pasojë, ka rrjedhur vaji dhe nafta në rrugë dhe për shkaqe sigurie është bllokuar rruga.

Lajmin e kanë konfirmuar për Sinjalin edhe nga Policia Rajonale në Ferizaj.

/GazetaSinjali/