Një aksident i rëndë trafiku ndërmjet një kamionete dhe një veture ka ndodhur në rrugën Skenderaj-Klinë, me ç’rast të lënduar kanë mbetur shtatë persona.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Ai ka bërë me dije se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:00.
“Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur rreth orës 18:00, në rrugën rajonale Skenderaj-Klinë, segmenti rrugorë fshati Llaushë. Në aksident ishin të prfshira një veturë dhe një kamionetë, si pasojë e aksidentit, shtatë persona kanë kërkuar tretman mjekësor”, ka thënë Zahiti./Gazeta Sinjali/