Sot rreth orës 13:00 është raportuar një aksident trafiku në rrugën Pejë–Rugovë, në kilometrin e tetë, ku janë përfshirë tri automjete.
Lajmin e ka konfirmuar për Sinjalin zëdhënësi i Policisë Rajonale të Pejës, Driton Rugova, i cili bëri të ditur se si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime.
I lënduari është dërguar menjëherë në spital për trajtim mjekësor, ndërsa gjendja e tij nuk është bërë e ditur.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, të cilat kanë nisur hetimet për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!