Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në hyrje të autostradës për Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas pamjeve të dërguara nga Sinjalizuesit, shihet se në vendin e ngjarjes është një veturë e aksidentuar dhe siç duket bëhet fjalë për një vetaksident.
Aktualisht nuk dihet nëse përveç dëmeve materiale ka edhe persona të lënduar nga aksidenti.
Sinjali ka kontaktuar Policinë për detaje më të hollësishme rreth aksidentit dhe do t’iu mbajë të informuar në lidhje me këtë rast.