image Aksident trafiku në dalje të Podujevës, përfshihen dy vetura

Siguri

Aksident trafiku në dalje të Podujevës, përfshihen dy vetura

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në dalje të Podujevës, ku janë përfshirë dy vetura.

Sipas pamjeve të Sinjalit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Policisë së Kosovës dhe ekipet emergjente, të cilat kanë intervenuar për menaxhimin e situatës dhe ofrimin e ndihmës së nevojshme.

Ende nuk dihet nëse nga aksidenti ka persona të lënduar, ndërsa autoritetet janë duke punuar për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e përplasjes.

Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës lidhur me rastin, por deri në momentin e publikimit nuk ka marrë përgjigje.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/