image Aksident i rëndë trafiku në dalje të Pejës, pamje nga vendi i ngjarjes

Siguri

Aksident i rëndë trafiku në dalje të Pejës, pamje nga vendi i ngjarjes

news image

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sonte në dalje të Pejës, ku është përfshirë një veturë, raporton Gazeta Sinjali. 

Kështu ka bërë të ditur një sinjalizues i Sinjalit, i cili ka dërguar edhe pamje, në të cilat shihet një veturë që ka përfunduar jashtë rrugës me dëme materiale. 

Ende nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky aksident, teksa Policia ka dalë në vendin e ngjarjes.

Sinjali do të ju mbajë të informuar posa të marrë një përgjigje nga Policia.

/GazetaSinjali/