Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Vojtesh të Mitrovicës, ku janë përfshirë dy automjete.
Lexues të Sinjalit kanë dërguar fotografi dhe video nga vendi i ngjarjes, në të cilat shihen automjetet e dëmtuara pranë rrugës. Deri më tani nuk dihet nëse ka persona të lënduar dhe as rrethanat që çuan deri te aksidenti.
Në pamjet e siguruara nga Sinjali, në vendin e ngjarjes shihen qytetarë të mbledhur, ndërsa trafiku në këtë segment rrugor raportohet të jetë zhvilluar me vështirësi për një periudhë të shkurtër.
Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë informacione zyrtare lidhur me rastin dhe për të konfirmuar detajet e aksidentit, por deri në momentin e publikimit të këtij lajmi nuk ka pranuar përgjigje.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!