Sot rreth orës 16:50 ka ndodhur një aksident afër udhëkryqit Klinë – Gjakovë, ku dyshohet se një komionetë dhe një veturë janë aksidentuar rëndë, raporton Sinjali.
Nga pamjet që ka siguruar Sinjali, shihet se vetura pas aksidentit ka përfunduar në kanal, ndërkaq në vendin e ngjarjes u pa edhe autobartja që ka intervenuar për largimin e veturave dhe lirimin e rrugës.
Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ku tha se nga ky aksident pesë persona janë lënduar dhe se pas trajtimit në spital janë liruar.
“Në rrugë Klinë -Gjakovë në fashatin Vulljakë te Guri i Zi rreth orës 16:50 ka ndodhur një aksident mes dy automjeteve një kamionetë dhe një veture. Pesë persona janë lënduar dhe janë dërguar në emergjencën e spitalit rajonal për tretman, pas tretmanit të gjithë janë liruar. Njësitet kompentete janë marr me rrethanat e rastit”, tha Gashi për Sinjalin.