image Aksident pas mesnate në Suharekë, lëndime të lehta dhe dëme materiale

Siguri

Aksident pas mesnate në Suharekë, lëndime të lehta dhe dëme materiale

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë pas mesnate, në rrugën “Brigada 123” në Suharekë, ku janë përfshirë dy vetura, raporton Gazeta Sinjali.

Si pasojë e aksidentit, janë shkaktuar dëme të vogla materiale dhe lëndime të lehta tek të përfshirët.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqit, i cili tha se forcat policore kanë menaxhuar me sukses situatën dhe janë ofruar ndihmë për të lënduarit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/