image Aksident në Vitomiricë të Pejës, lëndohet motoristi

Siguri

Aksident në Vitomiricë të Pejës, lëndohet motoristi

news image

Një aksident trafiku mes një veture dhe një motoçiklete ka ndodhur pasditen e së enjtes në fshatin Vitomiricë, në komunën e Pejës.

Si pasojë e përplasjes, lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i motoçikletës, i cili është transportuar në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim mjekësor.

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili bëri të ditur se ekipet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur procedurat hetimore.

Shkaqet dhe rrethanat që çuan deri te aksidenti janë duke u hetuar nga Policia e Kosovës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/