image Aksident në Viti, 11 të lënduar, 2 gra dërgohen në QKUK

Siguri

Aksident në Viti, 11 të lënduar, 2 gra dërgohen në QKUK

news image

Dje, në orët e pasdites, dy vetura janë përfshirë në një aksident trafiku në Viti, ku si pasojë 11 persona kanë pësuar lëndime trupore, transmeton Gazeta Sinjali.

Të gjithë të lënduarit, pas trajtimit mjekësor janë liruar, përveç dy grave, të cilat janë dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm, të cilat janë jashtë rrezikut për jetë.

“AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME

Viti 08.10.2020-19:25. Ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë dy vetura. I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën, duke mos respektuar rregullat e komunikacionit (dyshohet tejkalim i pa sigurt)  ka shkaktuar aksidentin duke e ndeshur (ballë për ballë) me veturën të cilën ishte duke e drejtuar viktima mashkull kosovarë. Si pasojë, lëndime kanë pësuar të dy drejtuesit dhe nëntë (9) pasagjerët në veturat e përfshira. Të gjithë të lënduarit, pas tretmanit mjekësor janë liruar, përveç dy pasagjereve (femra) që janë dërguar për tretman mjekësor të mëtutjeshëm në QKUK, por sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetë. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.

/Gazeta Sinjali/