image Aksident në Shupkovc të Mitrovicës, ka të lënduar

Siguri

Aksident në Shupkovc të Mitrovicës, ka të lënduar

news image

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Shupkovcë të Mitrovicës, raporton Gazeta Sinjali.

Të lënduarit janë vozitësit e dy veturave të përfshira në aksident.

Detaje për aksidentin ka dhënë Avni Zahiti, zëdhënës në policinë rajonale të Mitrovicës.

“Në aksident trafiku me të lënduar i ndodhur në ora 19:00, në Shupkovcë, dy vetura të përfshira ndërsa lëndime kanë pësuar dy drejtuesit e veturave të cilët kanë kërkuar treman mjekësor”, tha ai në një përgjigje me shkrim për Gazetën Sinjali. /Gazeta Sinjali/