image Aksident në Shqipëri, vetura me targa të Kosovës godet biçiklistin

Siguri

Aksident në Shqipëri, vetura me targa të Kosovës godet biçiklistin

news image

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune në rrugën Lezhë-Milot.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Benz” me targa të Kosovës ka përplasur një biçikletë me të cilën po lëvizte 66-vjeçari Preng Ndreka, banues në Shënkoll.

Si pasojë e përplasjes, 66-vjeçari ka mbetur i lënduar rëndë dhe është dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore, ndërsa më pas është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është shoqëruar dhe ndaluar nga Policia, e cila ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit./TCh

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/