image Aksident në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, lëndohen tre persona

Siguri

Aksident në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, lëndohen tre persona

news image

Sot rreth orës 16:20 në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë ka ndodhur një aksident, saktësisht në fshatin Debërllukë të Vushtrisë, me ç’rast tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe iu është nevojitur trajtim mjekësor, raporton Gazeta Sinjali.

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Aksidenti ka ndodhur mes një veturë dhe kamioni, përveç të lënduarve ka pasur edhe dëme materiale.

“Aksident trafiku me lëndime, i ndodhur rreth orës 16:20, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtënë segmenti rrugor në fshatin Debërllukë të Vushtrrisë, nga hetimet fillestare bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion. Si pasojë e aksidentit tre-(3) persona kanë pësuar lëndime, të njëjtit jan dërguar për tretman mjekësor”, tha Zahiti për Sinjalin.

/GazetaSinjali/