image Aksident në rrugën Mitrovicë - Prishtinë, ka të lënduar

Kosovë

Siguri/ Aksident në rrugën Mitrovicë – Prishtinë, ka të lënduar

news image

Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur rreth orës 18:00 në dalje të Vushtrrisë.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Avni Zahiti, i cili tha se i lënduari është dërguar për tretman në QKUK.

“Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sonte rreth orës 18:00, në rrugën nacionale Mitrovicë – Prishtinë në dalje të Vushtrrisë. Në aksident ishin të përfshira një veturë civile dhe një këmbësor, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara këmbësori është dërguar për tretman mjeksor në QKUK”, ka thënë Zahiti./Gazeta Sinjali/