image Aksident në Rrugën e Kombit, lëndohen katër shtetas të Kosovës

Siguri

Aksident në Rrugën e Kombit, lëndohen katër shtetas të Kosovës

news image

Një aksident i rëndë trafiku është regjistruar pasditen e sotme në Rrugën e Kombit, në segmentin Milot–Rrëshen, pranë Rubikut.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet me targa të Kosovës është përplasur me një kamion.

Si pasojë e përplasjes, katër persona që udhëtonin në automjet, të gjithë shtetas të Kosovës, kanë mbetur të lënduar.

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital për trajtim mjekësor, ndërsa ende nuk janë bërë të ditura hollësi për gjendjen e tyre shëndetësore.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/