image Aksident në Prishtinë, përplaset motori me një veturë

Siguri

Aksident në Prishtinë, përplaset motori me një veturë

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çastesh në zonën e “Qafës” në Prishtinë, ku një motor është përplasur me një veturë.

Sipas pamjeve të dërguara në Gazetën Sinjali, në vendin e ngjarjes shihet edhe Policia e Kosovës, e cila ka dalë menjëherë për të menaxhuar situatën dhe për të hetuar rrethanat e aksidentit.

Ende nuk dihen shkaqet e përplasjes dhe as gjendja shëndetësore e personave të përfshirë në aksident.

Gazeta Sinjali ka tentuar të kontaktojë Policinë e Kosovës për më shumë informacione, por deri në momentin e publikimit nuk ka marrë përgjigje zyrtare.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/