image Aksident në Podujevë, lëndohet rëndë një person

Kosovë

Policia/ Aksident në Podujevë, lëndohet rëndë një person

news image

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Sibovc të Podujevës.

Policia njofton se aksidenti ka ndodhur në mes të një veture dhe një këmbësori.

“Ka ndodhur aksident trafiku në mes të një veture dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit këmbësori viktima mashkull K-Shqiptar ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor”,thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit është arrestuar vozitësi dhe i njëjti është dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/