image Aksident në Pejë, vetura përplaset me motoçiklistin në rrugën “Wesley Clark”

Siguri

Aksident në Pejë, vetura përplaset me motoçiklistin në rrugën “Wesley Clark”

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e së shtunës në Pejë, në rrugën “Wesley Clark”, ku një veturë është përplasur me një motoçiklist.

Sipas pamjeve të Sinjalit, në vendin e ngjarjes shihet ndërhyrja e qytetarëve, ndërsa rrethanat e aksidentit ende nuk janë bërë plotësisht të ditura.

Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë detaje zyrtare lidhur me rastin, por deri në momentin e publikimit të lajmit nuk është pranuar përgjigje.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/