Një aksident trafiku me dëme materiale është raportuar të shtunën pasdite në rrugën “John Kennedy” në Mitrovicë të Veriut, ku një automjet ka goditur dy vetura të parkuara dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas burimeve të Sinjalit, aksidenti ka ndodhur më 14 qershor 2025, rreth orës 16:50, kur një automjet i panjohur ka goditur veturën Peugeot të M.D., 45 vjeçar dhe një tjetër Peugeot me shofere F/B/M, duke shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme.
Personi që shkaktoi aksidentin nuk është ndalur, por është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndërsa Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e tij.
Rasti është cilësuar si “Aksident trafiku me dëme materiale – largim nga vendi i ngjarjes” dhe është në trajtim nga njësia e hetimeve në Mitrovicë Veri.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!