Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti në Veri të Mitrovicës.
Policia njofton se shoferi nën ndikim të alkoolit e ka goditur me veturë kombësoren.
“Ka ndodhur një aksident trafiku ku i dyshuari mashkull K/Serb derisa ka drejtuar automjetin e tij me targa të Serbisë nën ndikim të alkoolit, ka goditur këmbësoren – viktimën femër K/Serbe e cila ka pësuar lëndime trupore”, njofton Policia.
I dyshuari me urdhër të prokurorit është ndaluar për 6 orë derisa të këndellet./Sinjali/