Një aksident trafiku është raportuar sot në fshatin Lugbunar të komunës së Gjakovës, ku janë përfshirë dy automjete, një BMW me ngjyrë të bardhë dhe një Volkswagen Golf 4.
Sipas pamjeve të dërguara nga lexuesit e Sinjalit, aksidenti ka ndodhur në një segment rruge brenda fshatit, ndërsa automjetet shihen të dëmtuara pas përplasjes.
Ende nuk dihen shkaqet e sakta të aksidentit, ndërsa nuk ka informacione zyrtare për të lënduar apo për gjendjen e drejtuesve të mjeteve.
Ndërkohë, Sinjali ka tentuar të kontaktojë Policinë e Kosovës për informacione zyrtare, por deri në momentin e publikimit nuk ka marrë përgjigje.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!