Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Krushevë të Klinës, ku janë përfshirë tri vetura dhe si pasojë një person ka pësuar lëndime trupore.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, e ka konfirmuar për Sinjalin se personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës.
Sipas tij, ngjarja është regjistruar rreth orës 12:30, ndërsa i lënduari është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës.
Gjendja shëndetësore e personit të lënduar nuk është bërë ende e ditur, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!