image Aksident në Komoran, vdes 28 vjeçarja

Kosovë

Detaje/ Aksident në Komoran, vdes 28 vjeçarja

news image

Sot rreth orës 12:00, në rrugën Komoran – Carralevë , ka ndodhur një aksident trafiku, ku për pasojë ka vdekur një grua në cilësinë e këmbësores, raporton Gazeta Sinjali.  

Bëhet fjalë për, Xh. A femër 28 vjeçare, e cila nuk ka mundur t’u bëjë ballë plagëve të marra.

“Vdekja e viktimës është konfirmuar nga ekipi mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran”, tha zëdhënësja e policisë rajonale të Prishtinës, Flora Ahmeti, për Gazetën Sinjali.  

Ngasësi i veturës është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Ngasësi i automjetit Mercedes ,  B.Z , 53 vjeç,  mashkull, është arrestuar dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit, i është shqiptuar masa e ndalimit  prej 48 orësh”, konfirmoi Ahmeti.

Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./Gazeta Sinjali/