image Aksident në hyrje të Elbasanit: Përplasen tre automjete, bllokohet qarkullimi në Bradashesh

Shqipëri

Aksident në hyrje të Elbasanit: Përplasen tre automjete, bllokohet qarkullimi në Bradashesh

news image

Një aksident rrugor ka shkaktuar probleme në qarkullim paraditen e së martës në aksin kombëtar pranë rrethrrotullimit të Bradasheshit, në hyrje të qytetit të Elbasanit.

Në aksident janë përfshirë tre automjete – një veturë, një furgon dhe një kamion. Përplasja ka shkaktuar dëme materiale, ndërsa deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.

Si pasojë e aksidentit, qarkullimi i automjeteve në këtë pjesë të rrugës është vështirësuar dhe bllokuar përkohësisht.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet përkatëse, ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat që çuan në aksident.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/