image Aksident në hyrje të autostradës "Ibrahim Rugova", vetura përfundon me katër rrotë përpjetë (VIDEO)

Siguri

Aksident në hyrje të autostradës “Ibrahim Rugova”, vetura përfundon me katër rrotë përpjetë (VIDEO)

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në hyrje të autostradës, saktësisht në fshatin Trudë, ku janë përfshirë dy vetura, njëra prej të cilave është rrokullisur, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu ka bërë me dije një sinjalizues i Gazetës Sinjali, i cili ka dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se vetura ka përfunduar me katër rrotë përpjetë dhe akoma s’dihet nëse ka të lënduar.

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik.

/GazetaSinjali/