Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në Han të Elezit, ku një kamion transportues i mallrave me targa të huaja u përplas me një veturë me targa vendore RKS.
Si pasojë e aksidentit, shoferi i veturës ka pësuar lëndime trupore, i cili ka pranuar tretman mjekësor.
Lajmi për Sinjalin është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Veseli shtoi përveç të lënduarit, janë shkaktuar dhe dëme materiale, ku e përshirë ishte edhe një shtyllë elektrike që ishte skaj rrugës.
Tutje ai shtoi se Njësia e Hetimeve të Aksidenteve ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po e heton rastin.