Një aksident trafiku ka ndodhur pas mesnatës në fshatin Gurrakoc të Istogut, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar pesë persona.
Sipas Policisë së Kosovës, në aksident janë përfshirë dy automjete, një veturë zyrtare e Policisë dhe një veturë civile.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka bërë të ditur se nga përplasja janë lënduar dy zyrtarë policorë të Rajonit të Mitrovicës dhe tre qytetarë.
Të gjithë të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa autoritetet po punojnë për të zbardhur rrethanat e aksidentit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!