image Aksident në Dragash, një person në gjendje të rëndë shëndetësore

Siguri

Aksident në Dragash, një person në gjendje të rëndë shëndetësore

news image

Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:20 në rrugën ‘Zhur” në Dragash, me ç’rast tre persona janë lënduar, shkruan Gazeta Sinjali.

Njëri nga tre të lënduarit është dërguar  në QKUK, pasi ka lëndime të rënda dhe me rrezik për jetën.

“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona të cilët kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa njëri prej është dërguar në QKUK për tretman të mëtejmë mjekësor dhe sipas mjekut ka lëndime të rënda -me rrezik për jetën”, thuhet ndër të tjera në raportin 24 orësh të Policisë. /Gazeta Sinjali/