image Aksident në detin e Vlorës, helika e skafit ia pret këmbën një personi

Shqipëri

Aksident në detin e Vlorës, helika e skafit ia pret këmbën një personi

news image

Një person ka pësuar lëndime të rënda këtë të enjte në Vlorë, pasi dyshohet se është aksidentuar në det.

Sipas raportimeve të A2 CNN, i lënduari dyshohet se ka pësuar prerje të rëndë në këmbë nga helika e një skafi.

I plagosuri është transportuar me urgjencë për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/