Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çastesh në dalje të Prishtinës, në afërsi të Bardhoshit.
Një veturë e tipit “Golf 5” ka humbur kontrollin dhe ka goditur një shtyllë elektrike.
Lexues të Sinjalit kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet vetura e dëmtuar pas përplasjes.
Në vendin e aksidentit kanë dalë edhe njësitet e Policisë së Kosovës, të cilat po merren me rastin dhe po hetojnë rrethanat e aksidentit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!