Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në autostradën Lushnjë-Fier, pranë kryqëzimit të njohur si “Pushimi i Shoferit”.
Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa si pasojë e goditjes njëri prej drejtuesve ka mbetur i lënduar.
I dëmtuari është transportuar me urgjencë me ambulancë drejt spitalit të Lushnjës, ku po merr trajtim mjekësor.
Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e Policisë Rrugore, të cilët kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të përplasjes dhe po menaxhojnë qarkullimin e automjeteve.
Aksidenti ka shkaktuar vështirësi në qarkullim, me radhë të gjata automjetesh në korsinë në drejtim të Fierit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!