image Aksident në autostradën "Ibrahim Rugova", disa vetura të përfshira

Siguri

Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, disa vetura të përfshira

news image

Një aksident zingjiror ka ndodhur sonte në orët e vona në autostradën “Ibrahim Rugova” në pjesën Suharekë – Prizren.

Sipas disa pamjeve, disa vetura kanë qenë të përfshira në këtë aksident, teksa ende nuk dihet nëse ka ndonjë të lënduar.

Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës por që të njëjtit ende nuk janë përgjigjur.

Sijnali do të iu mbajë të informuar.

/GazetaSinjali/