image Aksident në aksin Morinë–Kukës, 43-vjeçarja nga Kosova përfundon në spital

Shqipëri

Aksident në aksin Morinë–Kukës, 43-vjeçarja nga Kosova përfundon në spital

news image

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Morinë–Kukës, ku një 43-vjeçare ka humbur kontrollin e automjetit dhe është përplasur me trafikndarësen.

Sipas raportimeve, gruaja po udhëtonte nga Kosova drejt Shqipërisë me një automjet tip “Volkswagen Polo” me targa shqiptare, kur për shkaqe ende të panjohura ka dalë nga kontrolli i mjetit.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e aksidentit kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe ambulanca e Spitalit Rajonal të Kukësit, të cilat i kanë dhënë ndihmën e parë drejtueses së automjetit.

Më pas, ajo është transportuar në spital për trajtim dhe ekzaminime të mëtejshme mjekësore. Autoritetet kanë bërë të ditur se gjendja e saj shëndetësore nuk dihet ende, ndërsa po hetohen rrethanat e aksidentit.

Policia po punon për të zbardhur shkaqet e plota të daljes nga rruga.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/