Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në rrugën nacionale Librazhd-Elbasan, ku një kamion që po transportonte një automjet të dëmtuar është përfshirë në një përplasje.
Kamioni ishte nisur për të tërhequr një veturë e cila kishte pësuar defekt gjatë lëvizjes në këtë segment rrugor. Gjatë procesit të transportimit, mjeti ka dalë nga kontrolli dhe është përplasur, duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve të tjera.
Nga incidenti nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet e shkaktuara mësohet se janë vetëm materiale.
Policia dhe autoritetet përkatëse kanë nisur verifikimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit dhe për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.
Ndërkohë, drejtuesit e mjeteve janë bërë thirrje të tregojnë kujdes gjatë qarkullimit në këtë aks rrugor, veçanërisht në raste kur hasen mjete të ndaluara ose situata të papritura në rrugë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!