Një veturë dhe një motoçikletë janë përplasur mes vete në rrugën “Rrustem Statovci në Prishtinë.
Rastin e ka konfirmuar për Sinjalin edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ajo ka treguar se nga ky aksident janë lëndruar dy persona.
“Sot rreth orës 09:00 në rrugën Rrustem Statovci në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku mes një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona që ndodheshin në motoëikletë. Personat e lenduar janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësia e trafikut”, ka thënë Ahmeti.
Nga fotografitë shihet se motoçikleta është dëmtuar tërësisht. / Sinjali