image Aksident mes veturës dhe motoçikletës në Ferizaj, 18-vjeçari dërgohet në QKUK

Siguri

Aksident mes veturës dhe motoçikletës në Ferizaj, 18-vjeçari dërgohet në QKUK

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 16:15, në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj, ku janë përfshirë një automjet dhe një motoçikletë.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajon të Ferizajt, Kanun Veseli, i cili thotë se si pasojë e aksidentit ka mbetur i lënduar motoçiklisti, i moshës 18-vjeçare, me inicialet E.R.

Sipas Policisë, i lënduari ka pranuar ndihmën e parë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj, e pastaj është dërguar në QKUK, për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.

Automjeti me të cilin u përplas i lënduari, drejtohej nga një 51-vjeçar.

/GazetaSinjali/