Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot në magjistralen Gjakovë–Prizren, në fshatin Rogovë.
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, e cila ka bërë të ditur se në aksident janë përfshirë tri vetura.
Sipas saj, të lënduarit kanë marrë menjëherë trajtimin e nevojshëm mjekësor, ndërsa nuk raportohet për viktima.
Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!