Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e së mërkurës në fshatin Vrellë të Istogut, ku janë përfshirë një veturë e tipit pikap dhe një motoçikletë.
Lidhur me rastin, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka konfirmuar për Sinjalin se si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore.
“Rreth orës 20:30 është raportuar një aksident trafiku në fshatin Vrellë të Istogut, ku janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit, ngasësi i motoçikletës ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor. Njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë rrethanat e aksidentit”, deklaroi Rugova për Sinjalin.
Hetimet për zbardhjen e shkakut të aksidentit janë në vazhdim.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!