image Aksident mes një veture dhe një motoçiklete në Pejë, lëndohet motoçiklisti

Siguri

Aksident mes një veture dhe një motoçiklete në Pejë, lëndohet motoçiklisti

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e së shtunës në qytetin e Pejës, ku janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.

Sipas zëdhënësit të Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, në një deklaratë për Sinjalin, rasti është raportuar rreth orës 15:50 në rrugën “Agim Binak Qelaj”.

Si pasojë e përplasjes, motoçiklisti ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim mjekësor.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/