image Aksident mes një automjeti dhe motoçiklete në Gjilan, lëndohen dy persona

Siguri

Aksident mes një automjeti dhe motoçiklete në Gjilan, lëndohen dy persona

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur në pasditën e sotme në rrugën “Idriz Seferi” në qytetin e Gjilanit, ku janë përfshirë një automjet me targa vendore dhe një motoçikletë, raporotn Gazeta Sinjali.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, ka konfirmuar për Gazetën Sinjali se si pasojë lëndime trupore kanë pësuar drejtuesi dhe pasagjerja e motoçikletës.

Të njëjtit janë duke pranuar tretman mjekësorë në qendrën emergjente në Spitalin Rajonal të Gjilanit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit

/GazetaSinjali/