image Aksident mes katër veturave në Podujevë, lëndohen katër persona
[wp-story id="814678"]

Siguri

Aksident mes katër veturave në Podujevë, lëndohen katër persona

news image

Një aksident trafiku mes katër veturave ka ndodhur sot rreth orës 12:30 në Gllamnik të Podujevës, shkruan Gazeta Sinjali.

Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar katër persona të cilët më pas janë dërguar për trajtim mjekësor.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Bazuar në të dhënat fillestare nga vendi i ngjarjes, si pasojë e aksidentit katër persona kanë pësuar lëndime. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut’, ka thënë ajo për Sinjalin. /Gazeta Sinjali/