image Aksident mes dy veturave në rrugën Prishtinë - Mitrovicë, i dyshuari ikë nga vendi i ngjarjes

Siguri

Aksident mes dy veturave në rrugën Prishtinë – Mitrovicë, i dyshuari ikë nga vendi i ngjarjes

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në orët e mëngjesit në rrugën nacionale Prishtinë – Mitrovicë, saktësisht në fshatin Maxhunaj, ku janë përfshirë dy automjete, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se dy veturat e aksidentuara kanë qenë duke lëvizur në magjistrale, ku njëra prej tyre ka tejkaluar në mënyrë të pasigurt, duke e goditur veturën tjetër.

I dyshuari që tejkaloi me automjetin e tipit “Audi”, pasi ka goditur veturën tjetër nuk është ndalur fare dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes, në drejtim të Prishtinës.

/GazetaSinjali/