Dy persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën “Arbënor e Astrit Dehari” në Prishtinë.
Zëdhënësi i Policia e Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka konfirmuar për Sinjali se rreth orës 08:00 është pranuar informata për një aksident trafiku me lëndime trupore.
Sipas tij, në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërsa të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor në vendngjarje.
Policia ka bërë të ditur se Njësia e Trafikut të Kryeqytetit po merret me rastin dhe po heton shkaqet e aksidentit.
Autoritetet u kanë bërë thirrje shoferëve për kujdes të shtuar në komunikacion, sidomos gjatë orëve të mëngjesit kur qarkullimi është më i dendur.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!