image Aksident mes dy veturave dhe një motoçiklete në Raushiq të Pejës, lëndohet një person

Siguri

Aksident mes dy veturave dhe një motoçiklete në Raushiq të Pejës, lëndohet një person

news image

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik, raporton Gazeta Sinjali.

Sot gjatë orës 18:30 ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Raushqi të Pejës, ku janë përfshirë dy vetura dhe një motoçikletë, nga ky aksident një persona ka mbetur i lënduar.

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Pejën, Driton Rugova.

Rugova tha se nga ky aksident një person ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në Spitalin e Pejës për tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 18:30, policia është informuar për një aksident i cili ka ndodhur në fshatin Raushiq – Pejë, ne këtë aksident kanë qenë të përfshirë dy vetura dhe një motoçikletë dhe si pasojë e këtij aksidenti një person ka pësuar lëndime trupore i njëjti është dërguar në spitalin rajonal të Pejës për tretman mjekësor”, tha Rugova për Sinjalin.

/GazetaSinjali/