image Aksident me të lënduar në Lluzhan të Podujevës

Siguri

Aksident me të lënduar në Lluzhan të Podujevës

news image

Një aksident me të lënduar ka ndodhur sot rreth orës 15:00 në Lluzhan të Podujevës, shkruan Gazeta Sinjali.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës, i tha Gazetës Sinjali se nga aksidenti kanë mbetur të lënduar 2 persona.

Sot rreth orës 15:00,në fshatin Lluzhan të Podujevës ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti. /Gazeta Sinjali/