image Aksident me fatalitet në rrugën Carralevë-Komoran, humb jetën një i mitur

Siguri

Aksident me fatalitet në rrugën Carralevë-Komoran, humb jetën një i mitur

news image

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur sot rreth orës 09:00 në rrugën Carralevë–Komoran, ku një person ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të marra.

Lajmin e ka konfirmuar për Sinjalin zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se në aksident ka qenë e përfshirë një automjet.

“Sot rreth orës 09:00, kemi pranuar informatën se në rrugën Carralevë-Komoran, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident ka qenë e përfshirë një automjet. Si pasojë e aksidentit ngasësi i automjetit nuk ka arritë të përballoj plagët, dhe i njëjti ka vdekur. Vdekja e viktimës (mashkull) i mitur është konstatuar nga ekipi mjekësor në QKUK. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka deklaruar Ahmeti.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/