image Aksident me fatalitet në Prishtinë, vdes një këmbësor

Siguri

Aksident me fatalitet në Prishtinë, vdes një këmbësor

news image

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën “Fahri Fazliu”, në Prishtinë.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura dhe një këmbësor, i cili nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sot rreth orës 19:30, në rrugën “Fahri Fazliu”, në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku për pasojë një person (këmbësor) ka vdekur. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete dhe një këmbësor. Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori, i cili nuk ka mundur tu përballojë plagëve të marra dhe i njëjti, ka ndërruar jetë. Njësiti i hetimeve të trafikut rrogor janë duke punuar në ndriqimin e rrethanave të këtij aksidenti”, ka thënë ajo./Gazeta Sinjali/