image Aksident me fatalitet në magjistralen Pejë-Prishtinë, humb jetën një person

Siguri

Aksident me fatalitet në magjistralen Pejë-Prishtinë, humb jetën një person

news image

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në fshatin Zajm të komunës së Klinës, ku si pasojë e saj një person ka humbur teksa janë të lënduar dy të tjerë.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili theksoi se njëri nga të lënduarit është dërguar për trajtim në Prishtinë.

“Aksidenti ka ndodhur mes dy automjeteve në fshatin Zajm të Komunës së Klinës, tre persona janë lënduar, dy prej të lënduarve janë dërguar në spitalin rajonal të Pejës, njëri ka shkuar pa shenja jete, teksa tjetri është dërguar për trajtim në Prishtinë”, ka thënë Gashi.

/GazetaSinjali/