Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në hyrje të qytetit të Prizrenit, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes ku shihet se një veturë ka pësuar dëme të mëdha materiale, mirëpo nuk dihet se a ka persona të lënduar.
Sinjali ka kontaktuar me Policinë, mirëpo të njëjtit ende nuk kanë pasur informacione.
Sinjali do t’iu mbajë të informuar.